75 Mall Live Search
18:16 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zvicra nuk guxon ta dëbojë afganistanasin e konvertuar në të krishterë

Zvicra nuk ka të drejtë ta kthejë në vendin e prejardhjes një shtetas të Afganistanit pas konvertimit në besimin e krishterë. Konvertimin ai e ka bërë gjatë qëndrimit në Zvicër.

Ai kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues para pesë vitesh dhe jetonte në Wintertur, shrkuan albinfo.ch duke iu referuar srf.ch. Autoritetet nuk i kishin dhënë azilin dhe ai po mbahej në burgun për dëbim pasi që pritej të dëbohej në Afganistan.

Por një vendim nga Strassburgu u ka pamundësuar autoriteteve zvicerane që ta jetësojnë këtë.

Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg. Sipas saj, personi në fjalë do t`i nënshtrohej rrezikut për jetë, po të kthehej në Afghanistan, shkruan srf.ch.

Gjykata Federale Administrative e kishte vlerësuar si të besueshëm ndërrimin e besimit të afganistanasit, transmeton albinfo.ch. Por, ajo kishte konsideruar se personi në fjalë do të mund të jetonte edhe si i krishterë në kryeqytetin e vendit, në Kabul, pa qenë i rrezikuar.

Por gjyqtarët nga Strasburgu kanë një mendim tjetër rreth kësaj. Sipas tyre ka mjaf me shkrim përmes të cilave i përmenduri është i kanosur me vdekje.