10:43 / E Enjte, 27 Maj 2021 / AR

Zvicra përfundon bisedimet me BE-në mbi marrëveshjen e bashkëpunimit

Kanë përfunduar pa sukses bisedimet mes Zvicrës dhe BE-së ku u kërkua të nënshkruanin një marrëveshje bashkëpunimi gjithëpërfshirës.

Kështu rrezikohet dëmtimi i marrëdhënieve midis palëve pasi ato nuk arritën të zgjidhnin ndryshimet themelore në çështje të tilla si ndihma shtetërore, mbrojtja e pagave dhe liria e lëvizjes, transmeton Indeksonline.

Rreth gjysma e eksporteve zvicerane shkojnë në BE, ndërsa dy të tretat e bllokut shkojnë në Zvicër.

Qeveria federale e Zvicrës tha se “kanë mbetur ndryshime thelbësore” në lidhje me “aspektet kryesore” të negociatave.

“Kushtet nuk janë përmbushur për nënshkrimin e marrëveshjes”, thanë ata teksa u tërhoqën nga bisedimet.

Kërkesa e BE-së që qytetarët e saj, përfshirë ata që kërkojnë punë, të kishin qasje të plotë në tregun e punës të Zvicrës, u rezistua nga zviceranët. Bern tha se një veprim i tillë mund t’u lejojë shtetasve të huaj të drejtën për sigurime shoqërore në vend.

Komisioni Evropian, dega ekzekutive e BE-së, e përshkroi tërheqjen zvicerane si një veprim “të njëanshëm”.

Zyrtarët zviceranë janë nën presion për të kufizuar numrin e qytetarëve të BE-së në vend dhe një parti nacionaliste, populiste mban më së shumti vende në parlamentin e saj.

Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis tha se kostoja e mundshme e pranimit të kërkesave të BE-së ishte vetëm një pjesë e ekuacionit.

“Një element shumë i rëndësishëm, të cilin këshilli federal ndoshta e konsideroi më serioz, ishte dimensioni politik”, tha ai. “Nëse ka një çështje delikate dhe të ndjeshme në popullatë, është çështja e lëvizjes së lirë”.

Por ai hodhi poshtë çdo krahasim me vendimin e MB për t’u larguar nga BE, duke këmbëngulur se Zvicra dëshironte të mbante lidhje të forta me bllokun./Indeksonline/