75 Mall Live Search
11:57 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Zvicra po heton edhe një kosovar që dyshohet se i vodhi shtetit 12 milionë franga

Kohëve të fundit bëri bujë raportimi i mediave zviceriane se reperja kosovare, Loredana Zefi ka mashtruar një çift zviceran duke u marrë mijëra franga.

Mirëpo, pos këtij rasti, është edhe një kosovar tjetër që po dyshohet se ka miliona para borxh ndaj shtetit të Zvicrës, shkruan Blick.ch, transmeton Indeksonline.

Arton B (emër ky i ndryshuar nga mediumi), po hetohet se ka një kompani që i ka miliona borxh shtetit, për cka edhe është paditur për mashtrim dhe pastrim parash.

Raportohet se kosovari nga një mekanik 29 vjecar, për një kohë të shkurtër u shndërrua në një sipërmarrës tejet të njohur në internet, bashkë me familjen e tij, duke shijuar një jetë tejet luksoze.

Profilet e tij janë të mbushura me fotografi të realizuara në vende të ndeyshme të botës, avionë privatë, vetura e orë të shtrenjta, dëshmi këto për jetën e tij luksoze.

E kompania të cilën Artoni e udhëheq me një qarkullim prej 12 milionë eurosh, tani ka disa probleme, të cilat i riu i ka mohuar duke thënë se “janë probleme që i kanë disa kompani, vetëm kanë vonesa në pagesa. Çdo kompani ka vonesa në pagesa. Kjo ndodh”.

Mirëpo, siç raporton mediumi zviceran, Arton B, i ka 12 milionë franga zvicerane borxh shtetit, kompania e të cilit ishte specializuar në kriptovaluta, dhe kështu kishte sjellë një produkt të ri në treg.

Të gjitha zyrat janë bastisur kohëve të fundit, ndërkaq, disa njerëz ende po presin për paga. Njëri prej tyre Andi F, ish menaxher i shitjeve tha se kishte punuar shumë në mbrojtje të produktit ndërkaq, momentalisht thotë se ndihet krejtësisht i çmendur.

Zyra e prokurorit publik të Thurgaut tha se është e interesuar që të mësojë gjithçka rreth kompanisë, derisa kanë konfirmuar edhe një procedurë penale.

Sipas informacioneve kompania  LOOK, dyshohet për mashtrim dhe pastrim të parave. Fokusi është në transferimin e pesë milionë frangave të një biznesmeni i cili dëshironte të investonte në modelin e biznesit të kriptos.

“Paratë janë përdorur për të mbuluar kërkesat e pazgjidhura dhe për të financuar mënyrën e jetesës së menaxhmentit”, tha avokati i investitorit. Në dhomë ekziston dyshimi i një sistemi të mbledhjes. “Të gjitha fondet e këtij investitori të madh janë fluturuar tërësisht në pajisjet e minierave,” thotë Arton B. /Indeksonline/