Zvicra tërheq serinë e tetë të frangave

Banka Kombëtare e Zvicrës njoftoi në faqen e saj zyrtare se do ta tërheqë nga qarkullimi serinë e tetë të kartëmonedhave franga në fillim të vitit 2021.
Arsyeja e tërheqjes nga qarkullimi të serisë së tetë të kartëmonedhave me franga zvicerane është përmirësimi i elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, i cili u realizua në serinë e nëntë, i cili mbron kartëmonedhat në mënyrë më efektive nga falsifikimi.
NBS-ja vëren se seria e gjashtë, e cila u tërhoq nga qarkullimi më 1 maj 2000, mund të zëvendësohet në Bankën Kombëtare të Zvicrës në po të njëjtën mënyrë, ndërsa seria e shtatë është rezervë dhe nuk u hodh kurrë në qarkullim./Indeksonline/