Zvicra zbulon listën preliminare me 38 lojtarë për Euro-n 2024, ftohen 6 futbollsitë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën me 38 lojtarë për Euro 2024, e cila do të minimizohet më pas në 26-futbollsitë.
Murat Yakin ka ftuar gjashtë lojtarë shqiptarë për ndeshjet miqësore para nisjes së Kampionatit Europian që mbahet në Gjermani, shkruan Indeksonline

Lojtarët shqiptarë të ftuar janë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri, Ardon Jashari, Albian Hajdari dhe Uran Bislimi.
Kujtojmë që “Nati” fillimisht do t’i luajë dy ndeshje miqësore, ndaj Estonisë më 4 qershor dhe ndaj Austrisë më 8 qershor.
Më pas, Kombëtarja “Helvetike” udhëton me 26-lojtarë në Gjermani – ku në grup është me Hungarinë, Gjermaninë dhe Skocinë./Indeksonline/
📹 POV: you're a lifelong Swiss Nati fan, from the first shirt to EURO 24. This is our team for the @EURO2024 Pre-Camp 🇨🇭#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi #lanaticunvus pic.twitter.com/zLfRnUzTyw
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) May 17, 2024