75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 10 Shtator 2023 / kutia

Zvicra zgjedh Bazelin për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën

Zvicra ka përzgjedhur Bazelin për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën, më 18 nëntor, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.

Kështu ka njoftuar drejtori i futbollit në Armotion, Arlind Sadiku.

Detajet se në cilin stadium, apo koha kur do të luhet ende nuk është zbuluar.

Përndryshe, ballafaqimi i parë u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Vedat Muriqin, i cili realizoi të dy golat.

Kosova pas pesë takimeve renditet në vendin e pestë me katër pikë, teksa Zvicra pozicionohet në pozitën e parë me 11 pikë.