Zvicrës i lëndohet një lojtar, e fton Jasharin si zëvëndësim të tij

Zvicra e ka ftuar edhe një kosovar në përfaqësuese. Ardon Jashari do ti bashkohet sot helvetikëve pas lëndimit të Okafor.
20 vjeçari po kalon në formë të mirë sivjet te Luzerni duke bërë dy asistime në fillim të kampionatit.

Zvicra më 24 shtator luan në udhëtim ndaj Spanjës, ndërsa tri ditë më vonë e pret Përfaqësuesen e Çekisë./Indeksonline/