09:36 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zv/ministri Daci përmbyllë me sukses vizitën në Austri

Zëvëndës/ministri i Diasporës, Arian Daci ka patur vizitë zyrtare në Austri. Në këtë vizitë është bërë edhe hapja e javës së kulturës shqiptare në Austri.

Poashtu, në Vienë zv.ministri Daci së bashku me ministrin e Diasporës, Dardan Gashi kanë takuar drejtues të shoqatave shqiptare, mësues të gjuhës shqipe si dhe studentë shqiptarë.

Para bashkatdhetarëve, ministri Gashi dhe zv/ministri Daci kanë treguar edhe planin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike për vitin 2018.

Poashtu, drejtuesit e Ministrisë së Diasporës i kanë informuar bashkatdhetarët për kartonin e gjelbërt, shfrytëzimin e tij tani e tutje në versionin online duke shmangur maltretimet e kaluara në pikat kufitare. /Indeksonline/