75 Mall Live Search
22:31 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / F.R

Zvogëlohen dukshëm pritjet në pikat kufitare

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë zvogëluar dukshëm pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Te Dheu i Bardhë, kolona është 250 metra në hyrje, kurse në dalje janë 400 metra të kësaj pike kufitare dhe qytetarët po presin deri në 15 minuta.

Përmes pikës kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri në 25-30 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolonë.

Pikat tjera kufitare janë më qetë, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.