75 Mall Live Search
00:04 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / Burim

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare

Në orët e vona të mbrëmjes është zvogëluar koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, koha për të dalë nga Kosova tek Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është 30 minuta, gjegjësisht 15 minuta.

Paraprakisht, në pikën kufitare të Muçibabës, pritjet arrinin deri në 2 orë.

Ndërkaq, për të hyrë në Kosovë, bazuar në përditësimin e kësaj qendre, që mban orën 00:03, pritjet arrijnë deri në 10 minuta. /IndeksOnline/