07:47 / E Mërkurë, 25 Mars 2020

Zvogëloni alkoolin në kohën e pandemisë së koronavirusit, imuniteti i dobët ju bën më pak rezistues ndaj viruseve

Në periudhën e pandemisë është e zakonshme që të ndiheni në anksiozitet, duke pasur parasysh që rekomandimi i përgjithshëm është që të qëndroni në shtëpi dhe të mos dilni pa pasur nevojë të domosdoshme

Shumica do të marrin gotën me pije alkoolike në mënyrë që të relaksohen dhe qetësohen derisa presin lajmet e radhës lidhur me situatën aktuale delikate në të cilën është gjendur e gjithë bota.

Megjithatë, kjo nuk është ide e mirë.

Jo vetëm që përdorimi i alkoolit kundër anksiozitetit nuk është i mirë për shëndetin tuaj mendor, por ekspertët thonë që në atë mënyrë mund të dobësoni sistemin tuaj të imunitetit, ndërsa kjo është më e pakta që dëshirojmë të bëni gjatë pandemisë globale.

– Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit mund të shkaktojë dëmtime të qelizave imunitare në mushkëri dhe në sistemin e sipërm respirator – shpjegon dr. Aragona Giuzeppe dhe shton që mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i tuberkulozit, inflamacionit të mushkërive dhe problemeve respiratore, ndërsa të mos përmendim që jeni të rrezikuar nga viruset.

Alkooli ndikon në barrierën e zorrëve dhe mundëson që më shumë baktere të kalojnë në gjak, ndërsa kjo, nga ana tjetër, shkakton shkatërrimin e tri llojeve të qelizave të sistemit tuaj të imunitetit, makrofagët dhe qelizat T dhe C.

Makrofagët e qelizave qëndrojnë në linjën e parë të mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet. Ato shkatërrojnë çdo gjë atje ku nuk do të duhej të ishin dhe mbrojnë trupin tuaj nga patogjenët.

Qelizat T janë antitrupa për sëmundje specifike, sepse dinë saktësisht si t’u kundërvihen llojeve specifike të viruseve. Kur këto qeliza shtypen, sistemi juaj i imunitetit është më pak efikas në identifikimin dhe shkatërrimin e patogjenëve.

Jini të matur në gjithçka edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe përkushtojuni pasionit tuaj apo gjërave në të cilat kënaqeni, por të cilat nuk dëmtojnë organizmin tuaj.