21:54 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zvoglohen pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare (Foto)

Numri i mërgimtarëve që janë nisur drejt Kosovës për të vizituar familjarët, ka filluar të rritet dukshëm.

Hovi i madh i mërgimtarëve shkakton kolona të gjata dhe pritje me orë në pikat kufitare, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, sonte në pikat kufitare pritjet nuk janë të gjata. Bazuar nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, pritjet nuk kalojnë më shumë se deri në 25 minuta.

Kështu gjendja momentale e pritjeve në pikat kufitare është e ndryshme. Në hyrje të merdares pritjet janë 20-25 minuta, ndërsa në dalje 10-15 min. Ndërsa, kolona në hyrje është 80 deri në 100 metra.

Ndërsa, në Vërmicë në hyrje pritjet janë 10-15 min ndërsa në dalje 3-5 min.

Për më shumë shikoni tabelën më poshtë./Indeksonline/