Zvoglohen pritjet në kufirin me Kosovën

Fluksi i mërgimtarëve, që po vijnë në Kosovë për festat e fundivit po rritet dita-ditës.
Kjo ka bërë që në pikat kufitare me Kosovën të rritet numri i veturave mirëpo gjatë ditës së sotme pritjet për të hyrë në Kosovë nuk janë të gjata.
Te pika Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në pesë minuta.

Gjendje e njëjtë është në pikën kufitare në Merdar. Edhe aty pritjet janë deri në 5 minuta./Indeksonline/