Zyba i VV-së larg ulëses në kuvend, aktualisht i 62-ti
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Salih Zyba, nuk është as afër listës së kësaj partie për t’u bërë deputetë.
Zyba deri tani ka marrë 6 mijë e 941 vota, bazuar në numërimin e 61.45% të vendvotimeve.
Kështu, kandidati nga Suhareka aktualisht është renditur 62-ti.
Qyetetarët e komunës së vet ia kanë dhënë 1,414 vota.
Ndërsa në total, VV-ja në Suharekë ka marrë 7,286 vota, rreth 10 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.


