15:18 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Zyberaj i bën bashkë Ramën dhe Ruton në Dubai, Pacollit ia bën ‘tagg’: Më vjen mirë që i shoh dy liderët duke diskutuar

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, është lajmëruar nga Samiti i Liderëve të COP 28 që po mbahet në Dubai.

Zyberaj ka njoftuar se në margjinat e këtij Samiti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një takim bashkë me presidentin e Kenias, William Ruto, e ku pjesë e takimit ka qenë edhe vetë.

Zyberaj ka thënë se Rama e Ruto kanë diskutuar për thellimin e raporteve që do të jetë në dobi edhe të Kosovës.

Zyberaj në fund të postimit të tij e ka bërë “tagg” shefin e tij Behgjet Pacollin.

“Sot në Dubai në margjinat e Samitit të Liderëve të COP28, Kryeministri Edi Rana pati një takim me Presidentin e Kenias William Ruto, ku mora pjesë edhe unë. Më vjen mirë të shoh dy liderët duke diskutuar për thellimin e marrëdhënieve që do të jenë gjithashtu të dobishme për Kosovën.Behgjet Pacolli”, ka shkruar Zyberaj.