75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Zyberaj: Me iniciativën e Pacollit do të vendoset memoriali për masakrën e Prapashticës

Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka njoftuar se do të nisë themeli për memorialin e masakrës së Prapashticës.

“Masakrat e kryera në janar të vitit 1921 nga pushtuesi serb, nuk ishin as të parat e as masakrat e fundit që u kryen mbi popullin e pambrojtur shqiptar të malësisë së Gollakut.
Me iniciativën e presidentit Pacolli dhe të AKR-së, themeli për memorialin e parë për masakrën e vitit 1921, do të vendoset në Prapashticë për të kujtuar viktimat e këtij krimi serb kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë 100 vjet më parë”, shkruan Zyberaj në njoftim./Indeksonline/