75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / H F

Zyberaj: Njohja nga Kenia është fitorja e Kosovës, e UÇK-së, e çdo familje shqiptare

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behxhet Pacollit ka thënë se sot është një ditë historike për Kosovën, kjo pasi Kenia njohur zyrtarisht shtetin tonë.  

“Në 17-vjetorin e Pavarësisë, Kenia njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran! Në një ceremoni unike, në prani të Qeverisë së Kenias, Presidenti Ëilliam Ruto nënshkroi aktin e njohjes, duke e thënë qartë: “Kosova është shtet i lirë dhe sovran!”, te cilin dokument ia dorezoi ish presidentit Behgjet Pacolli”, ka shkruar ai, transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plot:

Sot është një ditë që nuk harrohet kurrë!

Në 17-vjetorin e Pavarësisë, Kenia njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran! Në një ceremoni unike, në prani të Qeverisë së Kenias, Presidenti Ëilliam Ruto nënshkroi aktin e njohjes, duke e thënë qartë: “Kosova është shtet i lirë dhe sovran!”, te cilin dokument ia dorezoi ish presidentit Behgjet Pacolli.

Lapsin me të cilin u nënshkrua kjo njohje, Presidenti Ruto ma dhuroi mua.

Ky nuk është thjesht një laps – është simboli i përjetshëm i njohjes, i luftës dhe i krenarisë sonë!

Dhe këtë laps do t’ia dhuroj babës tim – Bedri Zyberaj, luftëtar i UÇK-së – si shenjë falënderimi për sakrificën, përkushtimin dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës.

Ai luftoi me armë për ta çliruar Kosovën, unë luftova me diplomaci për ta njohur bota. Sot, rruga jonë u bashkua në një moment historik!

Njohja nga Kenia është fitorja e Kosovës, e UÇK-së, e çdo familje shqiptare që ka sakrifikuar për këtë ditë!

Faleminderit President Ruto! Faleminderit Kenia!

Lavdi të rënëve për liri dhe nderim të gjallëve që e mbrojnë dhe e çojnë përpara këtë shtet!