75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Zyberaj premton se Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka vizituar Prishtinën e Pejën për mbështetjen dhe angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.

Ai ka thënë se Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA-në garantuese në tavolinë.

“LDK 132✅

Jetlir Zyberaj 44✅

Në Prishtinë e Pejë, duke diskutuar e falënderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.

Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA-në garantuese në tavolinë.

Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme, që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutimit”, tha ai./IndeksOnline/