Zyberaj: Serbët, duhet të kenë turp dhe të japin llogari për tregti të armëve me ISIS-in
Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, ka thënë se zyratrët e Serbisë duhet të kenë turp dhe të japin llogari para botës që kanë bërë tregti me ISIS-in, shkruan Indeksonline.
Sipas tij, ata kanë shitur armë.
“Serbia, Daçiqi dhe Gjuriqi duhet të kenë turp dhe do të japin llogari para botës që kanë bërë tregti me ISIS-in dhe kanë shitur armë tek ata, siç por raportohet nga vetë serbet dhe siç janë duke u hetuar ne Perëndim”,ka shkruar ai.
Zyberaj ka thënë se ISIS-i po vret me armët e Serbisë civilë të pafajshëm.
“Ata duhet të kenë turp që krimet e kryera kundër popullit të Kosovës dhe fëmijëve të saj sot ata bëjnë të njëjtën gjë me shitjen e armëve ISIS-it për të vrarë civilë të pafajshëm. Mendësia serbe është plot me krime dhe kjo është ajo që duhet të shqetësojë ata e jo zbulimi i së vërtetës.
Serbia që është rikthyer si vend i kontrabandës së armëve në botë e sanksionuar edhe nga Departamenti i Shtetit. Nuk ndalemi me demaskimin e Klanit 2 të Zemunit me në krye Ivica Daçiqin”, ka shkruar ai.