Zyberaj: “Sot Ivica ka një mik më pak, Kosova një armik më pak”

Mbeti i vrarë sot nga një sulm ajror amerikan jenerali më i fuqishëm Soleimani Iranian
E një nga njerëzit më të fuqishëm iranian, po del të ketë qenë armik i madh i Kosovës.
Kjo të paktën sipas këshilltarit të Ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Ky i fundit ka thënë që Soleimani ka punuar me kontrabandistët e armëve të kryediplomatit serb Ivica Daçiq për të dërguar armë në ISIS, e kështu ka lobuar kundër Kosovës.
“Trupat amerikane vranë sot aleatin e Ivica Daçiç dhe kontrabandistëvë të armëve serbe të tij në Iran. Soleimani ka qenë armik i Kosovës dhe mik i Serbisë. Ai ka punuar me kontrabandistët e armëve të Daçiçit dhe të Serbisë për të siguruar militantët në Irak me armë serbe dhe për të përdorur rrugët në Irak për të dërguar armë tek ISIS.Ai përdori ndikimin e tij politik në Iran, Irak, Liban dhe Siri kundër Kosovës, për të votuar kundër Kosovës dhe për të kundërshtuar pavarësinë, me kërkesën e Ivica Daçiç. Sot Ivica është me një mik më pak, dhe Kosova me një armik më pak”./IndeksOnline/