75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / G T

Zymer Bytyqi shënon gol në derbin e Sofia-s

Skuadra e CSKA Sofia dhe CSKA 1948 Sofia luajtën derbin e javës së 19-të në elitën e futbollit bullgar.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Vasil Levski” u mbyll me shifrat 2:2, shkruan Indeksonline

Një gol në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anëosr i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi.

Bytyqi shënoi për t’i barazuar shifrat në 2:2 në minutën e 88’të, duke ia siguruar një pikë të madhe ekipit të tij.

Në këtë përballje luajti edhe mbrojtësi tjetër nga Kosova, Lumbardh Dellova – i cili u ndëshkua me një karton të verdhë.

Me këtë pikë, ekipi ku luajnë dy kosovarë shkon në kuotën e 26 pikëve në pozitën e 8-të./Indeksonline/