75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

“Zyra e Ankesave”: Matoshi, ministri më i përgjegjshëm Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Fatmir Matoshi, është shpallur nga “Zyra e Ankesave” të RTV- Dukagjinit, ministri më i përgjegjshëm në adresimin e problemeve në teren, të raportuara nga qytetarët. 

Sipas analizës së bërë nga “Zyra e Ankesave” nga 36 probleme të adresuara nga qytetaret, nga MMPH janë zgjidhur 32 prej tyre. 

“Zyra e Ankesave” ka falënderuar ministrin Matoshi edhe për përgjigjen në thirrjet e këtij emisioni, kurse ministri Matoshi, në intervistën dhënë TV Dukagjinit siguroi qytetarët që çdo herë do të  përgjigjet në problemet e tyre.