Zyra e BE-së në Kosovë pas miratimit të liberalizimit të vizave nga PE: Urime të gjithëve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
”Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në. Urime të gjithëve”, thuhet në deklaratën e shkurtër në Twitter, të martën.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kosova me vite vazhdoi të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave, kjo pritet të marrë fund sipas zyrtarëve të BE-së më së largu më 1 janar 2024.
Great news for 🇽🇰#Kosovo and the 🇪🇺#EU!
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) April 18, 2023
Congratulations to all🤝 https://t.co/pK481UymSa