75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyra e BE-së bënë thirrje të rishqyrtohet taksa prej 100%

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës  për vendimin e ndërmarrë ku  me taksë prej 100 % të futen edhe disa brende ndërkombëtare.

Zyra e BE-së në Kosovës i kërkojnë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin për rritje tarifave.

“Vëmë re me shqetësim vendimin e Kosovës për të rritje tarifat e importit 100 për qind edhe për produktet e markave të njohura ndërkombëtarisht të vendeve të tjera, duke përfshirë vendet e BE-së, që prodhohen në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyrja e BE-së në Kosovë.

Sipas tyre vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ajo bie në kundërshtim me angazhimet e kaluara të Kosovës ndaj integrimit rajonal dhe angazhimet e nënshkruara nga Kosova brenda MSA-së.

“Ne, pra, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të revokojë tarifat. Ky do të ishte vendimi i duhur për të ndërmarrë avancimin e Kosovës dhe të popullit të saj, aspiratat evropiane për të tashmen dhe të ardhmen”, shkruan Zyra e BE-së në Kosovë.

Më tej ata shtuan se “Ne kujtojmë mesazhin e BE-së për bashkëpunimin rajonal dhe u kërkojmë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh”.