75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyra e BE-së e uron Konjufcën: Mezi presim që të punojmë me autoritetet e reja

Zyra e BE-së në Kosovë nëpërmjet një njoftimi kanë uruar zgjedhjen e Glauk Konjufcës, në postin e kryetarit të Kuvendit.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se Kosova duhet të formojë sa më shpejt Qeverinë e re, në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane.

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin dhe kryesinë e sapozgjedhur.

Ne presim formimin e shpejtë të Qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane.

Ne mezi presim që të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në urimin e Zyrës së BE-së në Kosovë./IndeksOnline/