75 Mall Live Search
21:16 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Zyra e BE-së në Kosovë reagon në lidhje me djegien e shtëpisë në Cernicë të Gjilanit

Së fundi është djegur një shtëpi private e Svetozar Cvetkovic në fshatin Cernicë të Gjilanit.

Në lidhje me këtë ka reaguar Zyra e BE-së në Kosovë.

Në njoftimin e tyre në Twitter, i bënë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për sjelljen e autorëve para drejtësisë.

“Zyra e BE-së / Përfaqësuesi Special i BE-së është i shqetësuar me incidentet e përsëritura të sigurisë që ndodhin kundër komuniteteve jo-shumicë, veçanërisht komunitetit serb në Kosovë dhe ne inkurajojmë autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprime të menjëhershme për sjelljen e autorëve para drejtësisë!”, thuhet aty./Indeksonline/