75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyra e BE-së në Kosovë zgjedh kryetarin e komunës më miqësor me komunitetin romë dhe ashkali

Zyra e BE-së në Kosovë gjatë ditës së sotshme ka zgjedhur kryetarin më miqësorë me komunitetet romë dhe ashkali.

Këtë çmim  e fitoi kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, shkruan Indeksonline.

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Lulzim Qerimi gjatë ditës së sotme ka informuar Kryetarin Imri Ahmeti se është përzgjedhur nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe shoqëria civile si kryetari më Miqësor me Romët dhe Ashkalinjët në mbarë Kosovën.

Kryetari Ahmeti është ftuar që këtë çmim ta marrë në Bruksel ku në të njëjtën kohë do të takohet me kryetarë të vendeve te rajonit për të ndarë përvojat e mira./Indeksonline/