22:08 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyra e Gjuriqit dënon vendimin e Prishtinës, pasi ia ndaloi Vulinit hyrjen në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë  dënoi fuqishëm vendimin e Prishtinës, për ndalimin e vizitës së Vulinit gjatë ditës së nesërme në Kosovë.

Sipas mediave serbe, ata e kanë quajtur këtë vendim skandaloz, pasi që nesër edhe do mbahet festa e Vidovdanit në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Siç thonë ata, është e qartë se vendimi është bërë në koordinim të Prishtinës dhe Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, me qëllim për të poshtëruar Serbinë./Indeksonline/