Zyra e kryeministrit Hoti anulon këtë tender, tejkalon buxhetin
 
				Prokurimi me një njoftim bën me dije se Zyra e kryeministrit të vendit ka anuluar një aktivitet të prokurimit.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: “Shërbime të sigurimit të shëndetit në udhëtim”, është anuluar, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse për tenderin në fjalë janë dorëzuar 5 tenderë, Zyrës se kryeministrit nuk i janë përshtatur ofertat.
“Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime, të cilat në masën substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në njoftim, sa i përket anulimit të këtij tenderi. /IndeksOnline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                