75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyra e Kryeministrit kërkon sqarim nga Prokuroria pse i liroi të dyshuarit që kidnapuan femrën në Prishtinë

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit ka dënuar rastin e kidnapimit të një femre më datën 18 qershor të këtij viti, me ç’rast janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët më pas janë liruar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Incizimi i rastit i postuar ne mediat online nga ana e dëshmitarëve të rastësishëm,  dëshmon për një nivel sigurie jo adekuat, ku çdo vajzë apo grua mund të përballet me një rrezik të tillë në rrugët e kryeqytetit. Ky është një akt  i cili duhet të dënohet nga shoqëria dhe nga institucionet, derisa nga Prokuroria e Shtetit  kërkohet sqarime lidhur me rastin dhe deklaratën për  lirimin e kidnapuesve. Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe si te tilla shkaktojnë pasiguri të qytetaret e në veçanti tek gratë dhe vajzat, dhe nëse nuk ofrohen informacione shtesë për zbardhjen e rastit do të shkaktojnë mosbesim dhe frikë për sigurinë e grave dhe vajzave, dhe e dëmtojnë imazhin e policisë si një organ tek i cili qytetarët e RKS kanë besim të dëshmuar”, thuhet në reagim, transmeton Indeksonline.

ABGJ  vlerëson se pa ndërhyrë në kompetencat e prokurorisë për zbardhjen e rastit qytetarët e RKS meritojnë sqarim për vënien e drejtësisë në vend për rastin në fjalë .

Po ashtu, kjo agjenci ka kërkuar që rastet e tilla të zbardhen sa më shpejtë,  derisa kanë kërkuar një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë qe të ngritët niveli i sigurisë në nivel vendi,  rastet e tilla të mos përsëriten dhe te dënohen ashpër me ligji./Indeksonline/

 

Temat: