Zyra e Kryeministrit konfirmon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme rreth lojërave të fatit!
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, seancë të jashtëzakonshme për projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.
Zyra e ekzekutivit në një përgjigje për “Indeksonline” konfirmoi faktin se Kryeministri Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme me temën e vetme Projektligjin për ndalimin e lojërave te fatit
“Ju drejtohem me këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ditën e mërkurë me 03.04.2019, në ora 11:00, lidhur me projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit”, thuhet në kërkesën e shefit të qeverisë.
Ndryshe, javën e kaluar deputetët me 74 pro votuan rezolutën e opozitës për ndalimin e lojërave të fatit. Vlen të theksohet se para pak ditësh dy punëtorë të kazinove u vranë në vendet e tyre në punës në Suharekë e Lipjan. /Indeksonline/