Zyra e kryeministrit ndan mbi 241 mijë euro për bileta aeroplani, kontrata tri vjeçare (Dokument)

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti, ka finalizuar tenderin për shërbime të transportit ajror.
Kjo zyre ka ndarë 241 mijë e 298 euro për bileta aeroplani për një periudhë tre vjeçare, transmeton IndeksOnline.
Fitues i këtij tenderi është shpallur grupi i operatorëve ekonomik: “Prime Tours&Travel SH.P.K dhe Airvoyage SH.P.K.

Sipas njoftimit të shpallur në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), kontrata është nënshkruar me 1 shtator ndërsa e njëjta do të përfundoi me 31 gusht 2026./IndeksOnline/