75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyra e OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Malishevës me mjete mbrojtëse antiCovid-19

Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe dorëza, në kuadër të përkrahjes së tyre, për komunat e Kosovës. Kohë më parë, UNMIK-u, i ka përkrahur Komunën e Malishevës, edhe me paketa ushqimore për familjet në nevojë.

Për këtë donacion, sot kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pritjes në zyrën e tij për zyrtarët e UNIMIK-ut, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj, i ka falënderuar për këtë ndihmë, si edhe për ndihmën e mëhershme për Komunën e Malishevës.

Ndërsa, zyrtari Sciarra, tha: “I vjen mirë që kanë mundësi t’i ndihmojnë komunat në Kosovë me mjete mbrojtëse, me qëllim edhe të solidarizimit në luftën e përbashkët kundër Covidit-19 dhe këtë e konsiderojnë një ndihmë direkte për komunat”.

Begaj e Sciarra, kanë biseduar për situatën e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë.