75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 07 Tetor 2025 / H F

Zyra e presidentes shpall tender për servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve, ka kërkesa të veçanta (Dokument)

Zyra e presidentes së vendit, pak ditë më parë ka shpallur tenderin e radhës.

Këtë herë, është planifikuar të bëhet servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve për nevojat e ZPRK-së.

Për tenderin në fjalë janë ndarë 45 mijë euro, derisa kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë për 24 muaj, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit nga E- prokurimi është paraparë servisimi i 6 automjeteve zyrtare.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 (tri) vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë, si në vijim”, thuhet në specifikat e kërkuara përmes njoftimit.

Tutje, nga operatori ekonomik kërkohet që të ketë personel (kuadro) të profesionalizuar për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve.

“ 1.Automekanikë – minimum 3 persona 2. Autoelektricist – minimum 1 3.Llamarinist – minimum 1 4.Personel tjetër ndihmës për shërbimet tjera- minimum 2 Stafi (personeli ) i këkuar duhet të ketë përvojë pune të njëjtë së paku 3 vjet”.

Po ashtu, operatorët ekonomik duhet t’i kenë në dispozicion pajisjet teknike si vinça hidraulikë për ngritjen e automjeteve, minimum dy  vinça, si edhe ajisje speciale për diagnostifikim të defekteve të automjeteve, transmeton IndeksOnline.

Afati i fundit pranimin e tenderëve është 29 tetor i këtij viti./IndeksOnline/