10:09 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Zyra e Presidentit të vendit anulon një tender

Zyra e Presidentit të vendit, gjatë ditës së djeshme ka anuluar një tender, aktivitet të prokurimit.

Përmes tenderit në fjalë pritej të finalizohej një kontratë me një operator ekonomik që do të realizonte shërbimet postare, për nevojat e Zyrës së Presidentit të vendit.

Sipas prokurimit, për tenderin “Shërbime postare për nevojat e ZPRK-së”, ka pasur mungesë të aplikimeve.

Për tenderin në fjalë janë ndarë jo më shumë se 4 mijë e 600 euro, shkruan IndeksOnline.

Tutje, në arsyen e anulumit të kësaj procedure të prokurimit publik thuhet: “Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”. /IndeksOnline/