Zyra e Presidentit Thaçi furnizohet me pajisje mbrojtëse kundër covid19, kaq para i kushtoi tenderi

Zyra e Presidentit të vendit ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë.
Këtë herë është nënshkruar një tender për furnizim me pajisje mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 3 mijë e 233 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë I është dhënë operatorit ekonomik N.T.SH “Made – Kos”.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 3.223,71, thuhet në kontraten e publikuar nga prokurimi. /Indeksonline/
