00:20 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyra e Presidentit Thaçi tender për furnizim me lule, ja sa para i kushtoi

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka finalizuar kontratën e radhës në fillim të këtij muaji.

Këtë herë, zyra e presidentit të vendit është furnizuar me lule, shkruan Indeksonline.

I njëjti tender është kurorëzuar për shumën  4.174,67 euro, derisa ishte paraparë për vlerën 7.000,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik D.P.T “Lulishtja Labi”.

Për të njëjtin tender thuhet se kanë aplikuar gjithësej 3 kompani. Tutje, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 12 muaj. /Indeksonline/