Zyra Kombëtare e Auditimit, për dy vetura paguan gati 34 mijë euro
Zyra Kombëtare e Auditimit në fillim të këtij muaji ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit.
Furnizimi me dy vetyra për nevojat e këtij institucioni, ka kushtuar 33.799,99 euro, transmeton Indeksonline.
Në kontratë bëhet e ditur se vlera e parashikuar se saj ka qenë 35.000,00 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Porsche Kosova Sh.P.K”.
Megjithëse vlera e tyre nuk është edhe aq e ulët, në kontratën e publikuar nuk është se tregohet se për çfarë veturash bëhet fjalë. /Indeksonline/


