“Zyra ligjore po merret me deklaratat e Dardan Molliqajt, s’kemi kapacitet me i rrëzu blloqet”, reagon KEDS

KEDS po mban një konferencë për media, në lidhje me krizën energjetike në Kosovës.
Të pyetur rreth pretendimeve të Dardan Molliqajt se KEDS po shet rrymën, si dhe që ka rrëzuar me qëllim blloqet A3 dhe A5, kanë thënë se zyra ligjore do të merret me të.
“Zyra ligjore po merrret me deklaratat e Dardan Molliqajt. Skemi kapacitet me i rrëzu blloqet… Është absurde”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-t, Viktor Buzhala.

Molliqaj sot në konferencë për media ka deklaruar se nga burimet brenda KEK-ut janë informuar se blloqet A3 dhe A5 janë prishur me qëllim.
“Në bazë të burimeve tona brena KEK-ut janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara që e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur. Sipas burimeve tona 10 ditë më parë ka pasur rënie të Bllokut A3 dhe A5, kishte mungesë të shtuar të energjisë elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e Bllokut A3 dhe A5 brenda ditës duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i”, ka thënë Molliqaj sot.