Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 59 raste brenda një jave, dominon dhuna në familje
Gjatë periudhës njëjavore të punës, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të viktimave ka trajtuar gjithsej 59 raste të reja në nivel të Kosovës, shumica dërrmuese e të cilave lidhen me dhunën në familje, shkruan IndeksOnline.
Sipas të dhënave zyrtare, nga rastet e trajtuara:
• 56 raste kanë qenë të dhunës në familje;
• 1 rast i vrasjes në tentativë;
• 2 raste të vrasjes së rëndë në tentativë.
Gjatë kësaj periudhe, mbrojtësit e viktimave kanë qenë aktivë në procedura të ndryshme ligjore, duke parashtruar:
• 6 kërkesa për urdhërmbrojtjeje (UM) në gjykatë;
• 17 kërkesa për urdhërmbrojtjeje emergjente (UME);
• 4 kërkesa për ndryshim të urdhrit mbrojtës.
Po ashtu, janë marrë:
• 18 aktvendime të aprovuara;
• 4 aktvendime të refuzuara.
Në kuadër të angazhimeve institucionale janë mbajtur:
• 69 seanca gjyqësore;
• 24 seanca në prokurori.
Mbrojtësit e viktimave kanë ofruar gjithashtu:
• 60 këshilla juridike;
• 17 aktgjykime dënuese;
• 1 aktgjykim lirues;
• 1 deklaratë mbi dëmin;
• 13 përpilime të parashtresave të ndryshme.
Përkrahja për viktimat ka përfshirë edhe:
• 1 përfaqësim të rastit në polici;
• 1 përfaqësim të rastit në strehimore;
• 4 referime të rasteve në Qendrën për Punë Sociale (QPS);
• 1 kërkesë për kompensim nga Fondi i Viktimave, si dhe
• 1 vendim për aprovimin e kompensimit të viktimave./IndeksOnline/

