75 Mall Live Search
21:10 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / Gj Sh

Zyrtare: Prishtina nis një epokë të re, Malsor Gjonbalaj merr një rol të rendësishëm

Prishtina e ka nisur një epokë të re

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Malsor Gjonalaj, si Drejtor Sportiv, shkruan IndeksOnline.

”Me kënaqësi njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Profesor Malsor Gjonbalaj i cili i është bashkuar klubit si udhëheqës i Këshillit Profesional të FC Prishtina.

Përveç angazhimit të tij akademik, Prof. Gjonbalaj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në futbollin kosovar për vite me radhë. Kualifikimet e tij si në fushën akademike, shkencore dhe profesionale janë dëshmia më e mirë për personalitetin e dëshmuar të tij si dhe synimet e klubit për të ofruar në radhët e veta figurat më eminente që ka Kosova.

Me përvojën dhe ekspertizën e tij, ai do të luaj një rol të rëndësishëm në hartimin e planeve të përgjithshme zhvillimore të klubit, me fokus të veçantë në avancimin e Akademisë së të Rinjve. Jemi të bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të FC Prishtina dhe në realizimin e objektivave tona afatgjata duke synuar suskese më të mëdha. Mirë se u ktheve në familjen bardhekaltër, Prof. Gjonbalaj!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/