Zyrich-Arsenal/Gjiganti anglez i rikthehet garave evropiane, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes skuadrës së Zurichut dhe asaj të Arsenalit, e vlefshme kjo për xhiron e parë të fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Konferencës.
Kampioni zviceran në ndeshjet kundër skuadrave angleze ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime, kurse takimi i fundit kundër një klubi anglez ishte në vitin 2002, ku asokohe mposhti Aston Villan me shifrat 2:0 në UEFA Intertoto Cup.
Kjo është hera e pestë brenda gjashtë sezoneve të fundit që Arsenali paraqitet në Ligën e Evropës, dhe do të synojë që ta nis me fitore edicionin e ri 2022/23.
Lojtarët për t’i përcjellur: Donis Avdijaj i Zurichut shënoi dy herë në dy paraqitjet e tija në këtë sezon, kurse Granit Xhaka i Arsenalit rikthehet në Zvicër, ku synon ta vazhdojë me fitore kundër Zurichut, pasi që rekordi personal i tij kundër skuadrës zvicerane është pesë fitore dhe dy barazime.
Statistikë interesante është që Arsenali ka fituar 75% të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ku ka bilanc prej 18 fitoreve, katër barazimeve dhe dy humbjeve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Zurichun mungojnë Sauter dhe Vyunnyk, kurse te Arsenali nuk do të paraqiten Cedric, Elneny, Nelson, Partey dhe Smith-Rowe.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Zurich (3-5-2): Brecher; Kryeziu, Omeragic, Mets; Boranijasevic, Selnaes, Dzemaili, Marchesano, Guerrero; Tosin, Avdijaj
Arsenal (4-3-3): Turner; Tomiyasu, Holding, Gabriel, Tierney; Odegaard, Lokonga, Vieira; Saka, Nketiah, Marquinhos