Zyrtare: 11 mijë bileta për ndeshjen me Bullgarinë shiten për më pak se 2 orë
Tifozët kosovar kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për të marrë një biletë të ndeshjes Kosovë – Bullgari.
Zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline, që për më pak se dy orë janë shitur mbi 11 mijë bileta.
“Është plotësisht e vertetë që për ndeshjen me Bullgarinë janë shitur gati të gjitha biletat” ka thënë Ahmeti.
Biletat kanë dalë në shitje në orën 16:00. /Indeksonline/