Zyrtare: 21-vjeçari i Liverpoolit transferohet te Barnsley

Mesfushori i Liverpoolit, Herbie Kane, është larguar nga klubi anglez.
Ai është transferuar te Barnsley dhe ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, transmeton Indeksonline.
21-vjeçari nuk arriti të kishte minuta të mjaftueshme në ekipin e parë të Liverpoolit edhe pse vlerësohej lart.
Në vitin 2018, ai ishte nominuar për çmimin “Golden Boy”./Indeksonline/
