75 Mall Live Search
18:57 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / AR

Zyrtare/ AAK e mbështet Lutfi Hazirin në Gjilan

Më 14 nëntor, Lutfi Haziri i LDK-së do të ketë edhe mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjilanit.

Indeksonline ka siguruar vendimin e degës së AAK-së në Gjilan, ku thuhet se, Haziri është edhe kandidat i tyre.

Vota e çdo anëtari të AAK, Dega në Gjilan, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z.Lutfi Haziri, i cili më datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit“, thuhet në vendim.

Indeksonline ka siguruar fotografi nga takimi mes Hazirit dhe kryetarit të AAK-së në Gjilan, Bajram Hasani, ku shihen teksa arrijnë marrëveshjen për balotazh.

Kujtojmë se Lutfi Haziri është në balotazh me Alban Hysenin e VV-së./Indeksonline/