75 Mall Live Search
19:36 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Adem Maliqi firmos me Feronikelin

Ish anësori i KF Flamurtarit, Adem Maliqi, ka nënshkuar kontratë me klubin e FC Feronikelit.

Maliqi shkëlqeu me klubin nga kryeqyteti, duke zgjuar interesim për transfer nga ana e klubit nga Drenasi.

Më poshtë deklarat e Maliqit për faqen e Feronikelit:

“Unë jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e FC Feronikelit, ku unë dhe klubi kemi objektiv të njëjtë, titullin kampion, objektiv për të cilin do të punojmë dhe luftojmë shumë fortë” tha Maliqi në ditën e tij të prezantimit.