ZYRTARE: Adnan Januzaj prezantohet te skuadra e re, e merr numrin special në fanelë

Adnan Januzaj edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e re.
Futbollisti istogas do të luaj deri në fund të edicionit në Turqi te Istanbul Basaksehir.

Zyrtarizimi sapo është bërë nga skuadra turke.
Januzaj do të ketë numrin 11 të fanelës.

Sevilla ka kartonin e kosovarit, por që skuadra turke mund ta blej me marrëveshje Januzaj në fund të sezonit./Indeksonline/
