75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Afrim Toverlani trajner i ri i Ferizajt

Afrim Tovërlani është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadres së Ferizajit.

Këta të fundit kishin mbetur pa trajner që nga koha kur kishte dhënë dorëheqje Bylbyl Sokoli, i cili kishte rikthyer klubin në Superligën e Kosovës në futboll.

Kështu ka njoftuar klubi ferizajas përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ku besojnë se së bashku do të arrijnë rezultatet të kënaqshme.

“’Toki’ ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, ku kishte suksese çdo herë. Tovërlani është ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit kosovarë në vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt.

“Ne si klub kemi kënaqësinë që do të punojmë me një trajner si Afrim Tovërlani, i cili punon shumë dhe jep çdo herë më të mirën nga vetja. Ne besojmë që me Tovërlanin si trajner do të jemi një skuadër stabile në Superligë”, thuhet më tej.