75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 31 Maj 2021 / C E

Zyrtare: Aguero nënshkruan me Barcelonën

Sergio Aguero edhe zyrtarisht është një futbollist i Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin katalonas, shkruan Indeksonline.

Ai bashkohet me Messin në Camp Nou me parametra “Zero” pasi kontrata e tij te Manchester City kishte përfunduar.

Aguero kaloi 11 vite te Manchester City duke fituar të gjitha titujt në Angli dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/