Zyrtare: Ajax dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Ziyech

Ajax dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech.
Lojtari do të bashkohet me klubin e Premier League me 1 korrik 2020 dhe do ta përfundojë sezonin në Amsterdam.
Klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 40 milionë euro. Kjo shumë mund të rritet potencialisht në një maksimum prej 44 milionë euro, me faktorë të ndryshueshëm.
Kontrata e lojtarit maroken zgjat deri më 30 qershor 2022.
Ziyech bëri debutimin e tij për Ajax me 11 Shtator 2016 në ndeshjen kundër Vitesse (1-0).
Marokeni ka luajtur 160 ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Ajax dhe ka shënuar 49 gola.
Me Ajaxin vitin e kaluar ai u bë kampion i Holandës dhe fitoi edhe Kupën. Me 2018, Ziyech u emërua futbollist holandez i vitit. /IndeksOnline/